Qeveria ndan 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit

Aktuale

Qeveria ndan 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 07:04
Qeveria e Kosoves

(E plotësuar)- Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar kërkesën e Ministrisë së FSK-së për dërgimin e kontigjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Haradinaj ka kërkuar nga ministrat e tij që të jenë të pranishëm në seancë në të cilën do të diskutohet buxheti. " “Është mirë që të jeni në Kuvend që të debatoni për buxhet. Është mirë të jeni në seancë. Iu lus sepse mire është që ministrat me qenë sidomos kur diskutohet buxheti dhe flasin deputetët", tha ai.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje, Qeveria po ashtu ka ndarë 30 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve për shërim të ish-kryeministrit në ekzil Bujar Bukoshi

Mblidhet kabineti qeveritar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar në mëngjes ministrat e kabinetit të tij qeveritar.

Kjo sepse nesër do të mbahet mbledhja e 18 me radhë e Qeverisë. Kjo mbledhje parashihet të nis nga ora 8:00 dhe mbahet në objektin e qeverisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat