Ambasadorja e Finlandës: Kosova t’i plotësojë dy kushtet e BE-së për vizat - Bota Sot
Ambasadorja e Finlandës: Kosova t’i plotësojë dy kushtet e BE-së për vizat

Aktuale

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ambasadorja e Finlandës: Kosova t’i plotësojë dy kushtet e BE-së për vizat

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 08:21
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, gjatë një interviste ekskluzive për media ka deklaruar se Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për kushtet që duhen plotësuar për liberalizimin e vizave. Sipas saj, për të ndodhur liberalizimi është në dorën e Kosovës që t’i përmbushë dy kushtet e mbetura, demarkacionin me Malin e Zi, si dhe të dhënat e evidentuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë rënë dakord për kushtet që duhen plotësuar për liberalizimin e vizave. Kanë mbetur vetëm edhe dy kritere të paplotësuara: Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe të dhënat e evidentuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Bashkimi Evropian do t’i përmbahet marrëveshjeve të tyre, por tani shpresoj që Kosova t’i përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, duke shtuar se liberalizimi i vizave tani varet nga Kosova.

Gjatë kësaj interviste diplomatja finlandeze ka porositur përfaqësuesit e palës kosovare dhe serbe që të kthehen në tryezën e negociatave në Bruksel, pasi që, sipas saj, dialogu ka ngecur muajt e fundit.

“Finlanda mbështet perspektivën e Kosovës për në BE dhe Finlanda mbështet dialogun e Beogradit dhe të Prishtinës, kështu që ne sugjerojmë kthim në tryezën e negacioneve”.

Ajo ka folur edhe për 100-vjetorin e Pavarësisë së Finlandës, të cilën e festojnë sot, duke thënë se përgjatë periudhës njëshekullore kanë arritur standard të lartë të jetesës për qytetarët e saj si rezultat i një ekonomie të zhvilluar, mirëqenie të duhur sociale, arsim të cilësisë së lartë, si dhe barazi gjinore. Të gjitha këto beneficione, sipas saj, i shfrytëzojnë edhe 10 mijë kosovarë që jetojnë në Finlandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test