Haradinaj: Zvicra ka bërë që Kosova të avancojë në gjendjen e ujërave

Aktuale

Haradinaj: Zvicra ka bërë që Kosova të avancojë në gjendjen e ujërave

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:31
Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, kanë nënshkruar Amendamentin e Parë të Projekt Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria zvicerane ka bërë një kujdes që Kosova të avancojë në gjendjen e ujërave në tërësi.

Haradinaj: Sot u njoftova që 87 për qind e familjeve kanë ujë të pastër

“Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e konfederatës zvicrane kanë një marrëveshje që ka të bëjë me menaxhimin operimin me ujërat në Kosovë. Një marrëveshje që ka dhënë efekte dhe rezultate të deritashme. Sot ne nënshkruam  së bashku dhe amandamentimin e kësaj marrëveshje,  që paraqet një kohë shtesë,  të obligimeve të përbashkëta. Me pak fjalë dëshiroj të iu them se Qeveria zviceranë, në këtë rast ambasadori, kanë bërë vërtetë një kujdes që Kosova të mund të avancojë në gjendjen e ujërave në tërësi. Në atë që ka të bëjë me ujin e pastër, për çdo familje. Sot duhet me pranu sot hera e parë që isha në dijeni që 87 për qind e familjeve të Kosovës,  kanë ujë të pastër ujë  të pijshëm”, tha ai.

Ndërkaq ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se që nga viti 1999,  Zvicra ka kontribuuar në sektorin e shërbimeve të ujit me një investim të përgjithshëm prej rreth 70 milion euro dhe ka zotuar po ashtu dhe 30 milion euro të tjera për periudhën 2017-2020 me fokus menaxhimin e  burimeve ujore.

Lebet:  Presim me padurim hapat tjerë të suksesshëm

“Që nga viti b1999 Zvicra ka kontribuar në sektorin e shërbimeve të ujit me një investim të përgjithshëm prej rreth 70 milion euro dhe ka zotuar po ashtu edhe 30 milion euro të tjera. Jemi të sigurte se ju e keni vendosur një sistem për administrimin e ujërave dhe ky këshill ndërministror i ujërave është shumë specifik dhe ndërlidh tri ministri në autoritetin tuaj. Ku gjërat janë të koordinuara në mënyrë transparente dhe lejon implementimin e mirë të projektit. Kemi mund të bëjmë një punë të mirë kryeministër dhe presim me padurim hapat tjerë të ardhshëm të suksesshëm”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat