Baftiu: 10 mijë euro një aparat fotografik, mjekësia në gjendje të mjerë

Aktuale

Baftiu: 10 mijë euro një aparat fotografik, mjekësia në gjendje të mjerë

Nga: Nebi Ajeti Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:52
Besa Baftiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Besa Baftiu, ka folur në seancën e Kuvendit, ku po bisedohet rreth votimit të buxhetit, për gjendjen e rëndë në qendrat klinike të Kosovës.

Baftiu ka thënë se spitalet e Kosovës janë në gjendje të mjerë ku nuk investohet në to, dhe shumica e pacientëve duhet të udhëtojnë jashtë vendit, për mjekim të mëtutjeshëm, ndërsa nëse nuk ka të ardhura individi, sipas saj, duhet të pajtohet me fatin që e pret në Kosovë.

“Është e çuditshme se si presidenca blen një aparat fotografik 10000 mijë euro, ndërsa nuk investohet mjaftueshëm për qendrat klinike në Kosovë, ku janë në gjendje të mjerueshme”, ka thënë Baftiu. Ajo ka reaguar edhe për “Ligjin për emergjenca” ku nuk ishte paraparë në tërësi për buxhet./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat