Për shkak të seancës anulohet raportimi i Avokatit të Popullit

Aktuale

Për shkak të seancës anulohet raportimi i Avokatit të Popullit

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 11:08
Hilmi Jashari

Është anuluar raportimi i Avokatit të Popullit para Komisionit Parlamentar, i paraparë për ditën e sotme.

Takimi është anuluar për shkak të seancës së Kuvendit ku po diskutohet për draftbuxhetin e vitit 2018.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ishte i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me Raportin për faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat