Avokati i të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës tërhiqet nga mbrojtja

Aktuale

Avokati i të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës tërhiqet nga mbrojtja

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 11:14
Aulon Zeka

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për të Mitur ka mbajtur sot shqyrtimin kryesor ndaj të miturve G.H, R.G dhe L.LL.

I mituri G.H dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1, pika 1.1 dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 E mitura R.G dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1, pika 1.1 dhe 1.4 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I mituri L.LL dyshohet se ka kryer veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre nga neni 386 par.1, nën par. 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë seancës është lexuar propozimi para se të miturit të deklarohen për fajësinë, mirëpo mbrojtësi i të miturit G.H, është tërhequr nga mbrojtja.

Për këtë arsye Gjykata ka lajmëruar përfaqësuesit se nëse deri me 11 dhjetor  nuk do të caktojë mbrojtës, atëherë Gjykata do ta caktojë mbrojtjen sipas detyrës zyrtare.

Seanca e radhës është caktuar për datën 15 dhjetor në orën  09.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat