Haradinaj thyen çdo rekord, “rehaton” dështakët e tij në poste të larta shtetërore

Aktuale

Haradinaj thyen çdo rekord, “rehaton” dështakët e tij në poste të larta shtetërore

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 11:53
Konferencë e mëhershme e AAK-së

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një status në rrjetin social Facebook, para disa viteve kishte kritikuar qeverinë e asaj kohe për numrin e madh të zyrtarëve nëpër ministri. Por, qeveria të cilën ai është duke e udhëhequr, tash pas 2 viteve është duke thyer çdo rekord sa i përket numrit të zëvendësminstrave të emëruar.

Dje ai emëroi edhe 4 zëvendësministra të tjerë, për t'a quar numrin në 68. Në mesin e tyre kemi edhe ish kandidatë për kryetar komunash të cilët kanë dështuar të tregojnë rezultat. Raste konkrete kemi, ish kandidatin nga radhët e AAK-së për Komunën e Vitisë, Faruk Nurën, ish kandidatin po ashtu nga radhët e AAK-së për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriun dhe Xhavit Zariqin një kandidat i cili humbi zgjedhjet në Ferizaj.

Përderisa Rexhep Kadriu, u emërua si zëvendësministër në Minstrinë e Infrastrukturës, Faruk Nura u emërua në postin e të qenurit zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës, kurse Xhavit Zariqi u caktua të jetë zëvendësministër i Zhvillimit Ekonomik. Ky i fundit bile pati një konflikt me Gani Kocin e PDK-së për shkak të problemit me caktimin e zyreve të punës. 

Nëse marrim edhe emërimet tjera del se Haradinaj ka rahatuar nëpër digasteret qeveritare edhe të tillë, si Arbër Vllahiun i cili kryen funksionin e zëdhënësit të Qeverisë. Ky i fundit humbi po ashtu në zgjedhjet komunale, në garën për Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat