Ky është komenti i Lushtakut për ndërtimin e stadiumit në Drenas

Aktuale

Ky është komenti i Lushtakut për ndërtimin e stadiumit në Drenas

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 12:01
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka përshëndetur projektbuxhetin për vitin 2018.

Lushtaku para deputetëve ka thënë se të gjitha elementet e parashtruara në projektbuxhet përmbushin objektivat për përmirësimin e zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.

Lushtaku ndër të tjerash ka komentuar edhe vendimin e Qeverisë për ndërtimin e stadiumit në Drenas.

“Përshëndes ministrin Hamza për punën e tyre dhe ministrave për harmonizimin e buxhetit që ju jep zgjidhje projekteve dhe ideve në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve. Pasi kaluam vitin zgjedhor është më rëndësi që qytetarëve tu japim zgjedhje qytetarëve për sfidat që kanë në jetën e tyre. Jam i kenaqur që ky buxhet ka vënë në fokus për të përmbushur objektivat dhe për të mundësuar zhvillimin në disa sfera që për vite kanë qenë temë e fjalimeve boshe. Mirëpo, tani po marrin formën e realizimit. Në këtë kontekst veçoj: Adresimin e duhur të buxhetit për avancimin e drejtësisë, rritja e numrit të gjymëtarëve e prokurorëve. Veprimi konkret ne sektorin e mjekësisë, fillimi i implementimit të sigurimeve shëndetësore dhe pagesën e specializantëve. Element i rëndësishëm është përkrahje e specializantëve të rinjë që do të mundësoj përmirësimin e shërbimeve mjekesore në vend. Pastaj skemat për personat që nuk janë të afët për punë, mbështetja e viktimave seksuale të luftës. Buxheti për Kulturën është rritë 36 për qind. Këtu parashihet ndërtimi i stadiumit, vendim qe e përshendes”, ka deklaruar Lushtaku para deputetëve ne seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat