Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur kritik ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaç lidhur me fjalimin e tij para ushtratëve të FSK-së.
Në një koment në profilin e tij në Facebook, Selimi ka shkruar se presidenti “Pronto” këtë fjalim do të duhej të mbante në kuvend, e jo para ushtarëve të FSK-së.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
Presidenti i Pronto-s duket në krizë të rëndë, jo vetëm politike. Ai tashmë nuk është vetëm i papërgjegjshëm por ka kohë që është bërë edhe rrezik për Kosovën dhe për sugurinë e saj.
Sëpaku në prani të ushtarëve të FSK-së ai nuk do të duhej të mos e vlerësonte prezencën ushtarake të NATO-s në Kosovë.
Thaçi do të duhej t'i raportonte Kuvendit e jo të shkonte të bënte prova amatore me prompterë në prani të ushtarëve të FSK-së të cilët tash e sa vite po manipulohen me ëndrrën e tyre që një ditë edhe ata të jenë ushtarë të ushtrisë që e duan.
Ushtarët duan ushtri e jo mashtrime.