Dardan Molliqaj, Kadri Veselit: Deri kur do të na i ofendosh deputetet?

Aktuale

Dardan Molliqaj, Kadri Veselit: Deri kur do të na i ofendosh deputetet?

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 14:48
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e ka porositur Kadri Veselin që t’i ndalë fyerjet ndaj deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje. Molliqaj ka thënë se fyerja e radhës erdhi ndaj deputetes, Drita Millaku.

“Kadri Veseli iku, na tha që do të kthehet në seancë por nuk u kthye. Deshti t’i them se deri kur ai do të na i ofendoi deputetet tona. A mendon se guxon ai të vazhdoi me atë gjuhë ofenduese. Fjalët e tij janë të papranueshme dhe duhet të jep llogari. Për fyerjet ndaj deputetet Drita Millaku do të ia them në sy kur ai të jetë këtu”, ka thënë Molliqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat