Thaçi në Bullgari, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Thaçi në Bullgari, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 16:36
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bullgari, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në konferencën e Bankës Botërore.

Në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe për dinamizmin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

 Liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor bashkë me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për kompletimin e rrjetit të rrugëve dhe për përmirësimin e infrastrukturës së kalimeve kufitare, por edhe për tema të tjera me interes të përbashkët.

 Gjatë qëndrimit në Bullgari, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin do të bisedojë për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat