Haxhiu: Nesër ne vazhdojmë të përballemi me një proces politik

Aktuale

Haxhiu: Nesër ne vazhdojmë të përballemi me një proces politik

Nga: A.M. Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 18:31
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit te Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se kolegët e saj Albin Kurti dhe Donika Kadaj po mbahen padrejtësisht në paraburgim.

Po ashtu, ajo ka shkruar në Facebook se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese për "Zajednicen" dhe raporti i fundit i cili dëshmon se me marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi, Kosova ka humbur territor janë dëshmi e qartë që veprimet tona ka qenë të domosdoshme dhe të drejta por edhe politike!”.

Postimi i plotë:

Albini dhe Donika po mbahen ende në paraburgim padrejtësisht!

Nesër ne vazhdojmë të përballemi me një proces politik.

Vendimi i Gjykates Kushtetuese për "Zajednicen" dhe raporti i fundit i cili dëshmon se me marreveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi, Kosova ka humbur territor janë dëshmi e qartë që veprimet tona ka qenë të domosdoshme dhe të drejta por edhe politike!

Ne vend se të japin përgjegjesi ata që i nënshkruan ato marrëveshje të dëmshme, Gjykata e kapur i burgos dhe persekuton deputetet e aktivistet e Lëvizjes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat