“(Mos)guximi i komandantit!”, zyrtari i LDK-së tregon për çka duhet të këtë guxim Haradinaj

Aktuale

“(Mos)guximi i komandantit!”, zyrtari i LDK-së tregon për çka duhet të këtë guxim Haradinaj

Nga: B.S Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:02
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, dhe ish ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar me mos guximin e Haradinajt.

“(Mos)guximi i komandantit! Nëse e ka guximin që ta mbajë një popull të tërë të izoluar, Ramush Haradinaj do të duhej ta kishte guximin edhe ti thotë publikisht Ambasadorit Delawie se ai gabon rëndë kur thotë se raporti i Bulliqit është një grumbull “gjepurash”! Duhet ta ketë guximin t’ia thotë këtë edhe partnerit të tij Kadri Veselit, i cili dje i tha se ai po merrej me “pallavra”. Por këtë duhet t’ia thotë edhe Hashim Thaçit i cili raportin e Bulliqit e quajti “qesharak”. Apo ndoshta guximi nuk shkon përtej rrezikimit të pozitës personale!”, ka shkruar Gecaj në facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat