Mali i Zi e ka njohur Kosovën me Çokorrin si pikë kufitare

Aktuale

Mali i Zi e ka njohur Kosovën me Çokorrin si pikë kufitare

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 23:17
Pamje nga takimi

Mali i Zi e ka njohur Kosovën shtet, me Çokorrin si pikë kufitare, ndërsa me marrëveshjen e tanishme të demarkacionit, Kosova e humb atë. Kjo ishte bëre e ditur gjatë vizitës që kishte zhvilluar në Prishtinë ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Milan Rocen, pas njohjes së Kosovës shtet.

Në takimin që ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj kishte zhvilluar me homologun malazez, Rocen, ministrat ishin pajtuar që të mos ketë vijëzim të ri të kufijve, ndërsa ishte biseduar edhe për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar në Çokorr.

Komunikata e plotë e Ministrisë së Punëve të Jashtme:

Përkrahje reciproke mes Kosovës dhe Malit të Zi në proceset integruese

Prishtinë, 26 maj - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj priti Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Republikës së Malit të Zi, Milan Rocen.

Dy ministrat kanë biseduar për tema të ndryshme me interes të të dyja shteteve, me theks të veçantë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe për proceset e përbashkëta integruese të dy vendeve fqinje. 

Ministri Hoxhaj ka falënderuar homologun malazez për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, vetëm një ditë pas shtrimit të pyetjes për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. 

Hoxhaj ka thënë se edhe vizita e sotme e Ministrit Rocen në Kosovë ndodhi në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën, kohë kur bashkëpunimi rajonal dhe integrimet evropiane në Kosovë, në Mal të Zi dhe rajon janë prioritet për të gjitha vendet. 

Ministri Hoxhaj ka bërë të ditur se gjatë takimit me Ministrin Rocen është biseduar për përkushtimin e Republikës së Kosovës që komuniteti malazez në Kosovë të përcaktohet në Kushtetutë. “Me ndryshmet kushtetuese që do të ndodhin gjatë vitit 2011-2012, komuniteti malazez do të jetë komunitet i njohur përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. 

Ai po ashtu ka bërë të ditur se me ministrin Ro?en është biseduar për lidhjen e marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve në fushën e riatdhesimit të të shpërngulurve, të cilat pritet të nënshkruhen në fund të muajit qershor. 

“Biseduam dhe për një marrëveshje bazike për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, për hapjen e një vendkalimi të ri kufitar në Çokorr, që do të mundësonte lëvizjen e njerëzve mallrave dhe ideve. Po ashtu, kemi biseduar për çështjen e lëvizjes së qytetarëve vetëm me letërnjoftim në mes të dy vendeve tona, që do ta forconte shumë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe do ta ndihmonte bashkëpunimin”, bëri të ditur Ministri i Jashtëm i Kosovës. 

Në anën tjetër, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Milan Rocen, ka thënë se njohja e Republikës së Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike nuk ka qenë vendim i drejtuar kundër askujt, por ka qenë në interesin më të mirë të Malit të Zi dhe në interes të Kosovës dhe popullit të saj. 

Ai ka shprehur vullnetin e Malit të Zi për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të gjithanshëm me Kosovën, në shërbim të integrimeve të përbashkëta euroatlantike 

“Jemi marrë vesh për lidhjen e një varg marrëveshjeve që do të pasojnë, pasi që ne dëshirojmë që të forcojmë edhe bazën juridike të bashkëpunimit tonë. Muajin e ardhshëm Ministri Hoxhaj do të marrë pjesë në kartën e Adriatikut në Mal të Zi dhe shpresoj se deri atëherë do të nënshkruajmë disa marrëveshje bilaterale për riatdhesimin, regjistrimin e të shpërngulurve në regjistrin civil të Kosovës, marrëveshjen për krijimin e kushteve për kthimin e të shpërngulurve dhe disa marrëveshje në lëmin ekonomik, siç është marrëveshja për shmangien e tatimit të dyfishtë, për zhvillimin e turizmit dhe një varg marrëveshjesh të tjera”, ka thënë Ministri i Jashtëm malazez. 

Ro?en ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për të gjitha aktivitetet e deritashme dhe planet për rregullimin e statusit të bashkësisë nacionale malazeze në Kosovë. 

“Ne vërtetë do të dëshironim që pjesëtarët e bashkësisë malazeze të kenë atë respektim dhe mbrojtje çfarë e kanë shqiptarët në Mal të Zi dhe që pjesëtarët e bashkësisë malazeze ta përjetojnë Kosovën si shtet të vetin, siç veprojnë shqiptarët në Mal të zi”, ka thënë Rocen. 

Lidhur me shkëmbimin e ambasadorëve ndërmjet dy vendeve, Ministri Rocen ka thënë se mos realizimi i kësaj çështje nuk ka ndikuar fare në dinamikën e raporteve mes dy shteteve dhe se kjo nuk ka të bëjë aspak me çështje politike, por me vështirësi ekonomike dhe buxhetore. 

“Ne planifikojmë që vitin e ardhshëm të hapim Ambasadën në Prishtinë, ashtu siç Kosova do ta ketë Ambasadën në Podgoricë “, tha Rocen. 

Rreth çështjes së demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dy ministrat kanë bërë të ditur se kjo çështje pritet të adresohet deri në fund të këtij viti, në mes të komisioneve shtetërore të dy vendeve. 

Lidhur me idetë për ndarjen e Kosovës, Ro?en ka thënë se ka kaluar koha e ndarjeve dhe koha e vizatimit të kufijve të ri në hapësirat e Ballkanit.

“Të gjithë ata që ëndërrojnë kështu në Serbi, Kosovë, Mal të Zi apo Shqipëri, humbin kohë kot”, ka thënë Rocen. 

Kurse, sa i përket çështjes së Strategjisë për lobim për njohje, Ministri Hoxhaj ka thënë se kjo Strategji është e përfunduar dhe se së shpejti do të shtrohet për miratim në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat