Përfundon seanca, ky është vendimi për Kurtin dhe Kadaj-Bujupin

Aktuale

Përfundon seanca, ky është vendimi për Kurtin dhe Kadaj-Bujupin

Nga: Bota Sot Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 07:27
Seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

(E plotësuar) - Sot është mbajtur seanca e radhës ndaj katër deputetët e Vetëvendosjes për gazin lotsjellës të hedhur në Kuvend.

Trupi gjykues ka vendosur që deputeti Albin Kurti dhe deputetja Donika Kadaj – Bujupi të qëndrojnë në paraburgim.

Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirim nga paraburgimi të Albin Kurtit dhe Donika Kadajt.

Gjykata ka vendosur që të njëjtit të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Seanca e sotme ka përfunduar, ndërsa tjetra me radhë caktuar të mbahet me 20 dhjetor 2017, në orën 9:00.

Image

Gjykata merr vendim për Kurtin dhe Kadaj-Bujupin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në cilësinë e dëshmitarit ka thënë në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës se ishte deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ai që ka hedhur gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Ka pasur tentativë që në vazhdimësi të pengohet mbajtja e seancës, fillimisht është pamundësuar mbajtja e seancës në pjesën ballore, pastaj për një periudhë kohore, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ka ardhur në pjesën e deputetëve të Grupit Parlamentar të PDK-së, përballë pjesës ballore të Kuvendit, është ulur aty dhe ka filluar të mbajë seancën nga ajo pozitë”, ka dëshmuar Haxhiu.

“Kundërshtimet kanë qenë të vazhdueshme nga deputetët e opozitës, Albin Kurti fillimnisht ka provuar të hedh ujë në drejtim të Xhavit Halitiy, një gotë plastike me ujë, pastaj ka provuar ta qëlloj me vezë, dhe këto protestime kanë vazhduar deri në momëntin e hedhjes së gazit lotsjellës”.

“Gazin lotsjellës e ka hedhur Albin Kurti, është ulur para foltores së Kuvendit, e ka ndez në tokë dhe pastaj e ka shqelmuar me këmbë në drejtim të Grupit Parlamentar të PDK-së”.

“Iu ka dok pak, ka shkuar edhe më pas e ka shqelmuar në pjesën qendrore drejt Grupit Parlamentar të PDK-së”.

Haxhiu ka thënë se pas hedhjes së gazit lotsjellës, ka qenë e pamundur që deputetët të qëndrojnë në sallë dhe kanë dalë jashtë.

Para deputetit Bekim Haxhiu ka dëshmuar edhe deputeti i LDK-së, Naser Osmani i cili ka thënë se nuk i kujtohet kush e ka hedhur gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli që akuzohen për veprat penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Kurti, gjyqtarit Kalludra: Ndërrojini vendet me Prokurorin

Albin Kurti akuzoi Beqir Kalludrën se po i bën presion deputetit- dëshmitar Naser Osmani.

Në gjykimin për lotsjellësin në Kuvend, deputeti i akuzuar Albin Kurti reagoi ndaj kryetarit të trupit gjykues Beqir Kalludra, duke thënë se po i bën presion deputetit Naser Osmani

“Keni bërë shumë trysni në deputetin Osmani sot”, akuzoi Kurti kundrejt Kalludrës.

Kurti më tutje e quajti Kalludrën prokuror.

“Ndërrojini vendet se ju jeni prokurori i vërtetë”, shtoi ai.

Kalludra tha se ka autorizime që të jetë aktiv, duke theksuar se kryetari i trupit gjykues ka për detyrë që të vërtetohet gjendja faktike.

Albin Kurti tha se kryetari i trupit gjykues nuk duhet të ndërhyjë në pyetjet e prokurorit.

“Jo të ndërhyni tek pyetjet e prokurorit, kjo është shkelje ndaj nesh, ne jemi në paraburgim”, reagoi përsëri Kurti.

E gjithë kjo ndodhi kur Kurti filloi t’i parashtrojë pyetje dëshmitarit Osmani, raporton kallxo.

Gjyqtari Kalludra kërkoi sot të dijë nga deputeti Osmani se pse ndërroi deklaratat në raport me ato që kishte thënë në polici në vitin 2015.

Gjykata merr vendim për Kurtin dhe Kadaj-Bujupin

Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi, mbesin në paraburgim.

Sipas një njoftimi nga Apeli, Kurtit dhe Kadaj-Bujupit, i është refuzuar ankesa e avokatëve mbrojtës, përcjell Bota sot.

Kurti, Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, po akuzohen nga Gjykata për shkak të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Më poshtë njoftimi i plotë i Apelit:

Të  akuzuarit  A.K.  dhe D.K.-B. mbeten në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e  ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit A.K kundër aktvendimit  mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27.11.2017.

A.K. së bashku më D.K.-B., A.H. dhe F.T. po akuzohen për shkak të veprës penale: “ Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe Veprën penale; “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 409 i te njëjtit kod.

Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pa bazuara, ngase sikur del nga shkresat e lëndës, të akuzuarit A.K dhe D.K.-B. me 26.11.2017, e kanë  shkelur masën e arrestit shtëpiak, të caktuar nga ana e Gjykatës së Apelit më 25.11.2017.

Andaj sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkalles se parë ka vepruar drejtë, kur atyre ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform dispozitës se nenit 183 paragfai 5 lidhur me nenin 187 paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale.

Naser Osmanit nuk i kujtohet se kush e hodhi gazin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani duke dëshmuar në seancën gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për hedhjen e gazit lotsjellës në seanca të Kuvendit, ka thënë se pavarësisht motivit, veprimi ishte jo institucional.

Osdmani duke iu përgjigjur pyetjes së Kurtit, ka mohuar se është sulmuar nga deputetët e akuzuar.

Kurti po ashtu e ka akuzuar kryetarin e trupit  gjykues, Besim Kalludra se po i bënë trysni dëshmitarit, Naser Osmani, ndërsa kryetari i trupit gjykues, Kalludra tha se është i autorizuar ligjërisht që t'i bëjë pyetje dëshmitarit për të qartësuar situatën.

Ja çfarë e pyet Kurti-Osmanin lidhur me gazin lotsjellës

Përgjatë seancës gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, deputeti i LDK-së, Naser Osmani ka deklaruar lidhur me sulmin e gazit lotsjellës në Kuvendin e  Kosovës.

Pas përfundimit të deklaratës së Osmanit, i cili deklaroi se nuk e di kush e ka hedhur gazin lotsjellës dhe që ekzistojnë xhirimet e kamerave, po vazhdon pyetja nga të akuzuarit.

Osmani i cili në Polici citohet të ketë thënë se ishte pikërisht deputeti Albin Kurti ai cili kishte hedhur gazin lotsjellës është pyetur nga ky i fundit nëse ata kanë sulmuar personalisht deputetët.

“A ju kemi sulmuar ne juve personalisht? A ke kërku ndihmë mjekësore?”, janë pyetjet e drejtuara nga Kurti tek Osmani.

Me këtë rast Osmani është përgjigjur se jo, as nuk janë sulmuar personalisht dhe as nuk ka kërkuar ndihmë tek mjeku.

Seanca gjyqësore është duke vazhduar përderisa disa nga dëshmitarët që parashihej të ishin në sallë, nuk gjenden aty.

Veseli s’ka marrë ftesë për të dëshmuar në seancën gjyqësore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është njoftuar përmes mediave për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Sipas burimeve të mediave, gjykata nuk ka dërguar ftesë në kabinetin e kryeparlamentarit për ta ftuar atë që të dëshmojë në këtë proces.

Përndryshe, ka filluar seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën gjyqësore e cila po mbahet ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, ka dëshmuar deputeti i LDK-së Naser Osman

Osmani ka deklaruar se nuk i kujtohet se kush e ka hedhur gazin lotsjellës në seancat e Kuvendit.

 "Individualisht s’e di se kush e ka hedhur nuk më kujtohet por gazi lotsjellës është hedhur nga opozita", tha ai.

Veseli nuk shkon të dëshmojë në seancën gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancë mungojnë  dëshmitaret Kadri Veseli dhe Armend Zemaj. Kurse, Naser Osmani  dhe Bekim  Haxhiu janë të pranishëm në sallë.

Në seancën e fundit trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e palëve mbrojtëse, duke mbetur në fuqi aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, kurse ndaj dy deputetëve tjerë nuk është caktuar masa e paraburgimit.

Image
Naser Osmani si dhe Bekim Haxhiu

Osmani dhe Haxhiu arrijnë si dëshmitarë në seancën për gazin lotsjelllës

Sot zhvillohet vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e akuzuar në këtë rast janë: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

Ndërkohë në sallën e seancës kanë arritur deputetët, Naser Osmani si dhe Bekim Haxhiu, si dëshmitarë të këtij rasti.

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Kurtit, Kadaj-Bujupit, Haxhiut dhe Topallit

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e fundit trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e palëve mbrojtëse, duke mbetur në fuqi aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, kurse ndaj dy deputetëve tjerë nuk është caktuar masa e paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat