LDK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi

Aktuale

LDK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 09:31
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit njëherësh ministrit të Diasporës Dardan Gashi, për gjuajtje me armë në odën e Fatmir Limajt, ku po festohej për lirimin e këtij të fundit nga akuzat për korrupsion.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti në një konferencë për media ka njoftuar se GP i LDK-së ka dorëzuar  në Kuvend kërkesën për interpelancë me kryeministrin Ramush Haradinaj, lidhur me siç tha ai të shtirjes me armë dhe  sjelljen e pahijshme të zyrtarëve të lartë të Qeverisë përkatësisht zëvendëskryeministrit dhe ministrit  të diasporës, Dardan Gashi.

Hoti: Kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit Gashi

‘Ne  vlerësojmë se ajo sjellje bie ndesh me kodin penal të Republikës së Kosovës për armbajtës pa leje për rrezikim të sigurisë publike, por mbi të gjitha bie ndesh me etikën e lartë që duhet të kenë zyrtarët e institucioneve... Ne kërkojmë interpelancë të kryeministrit të diskutojmë se si mundet një zyrtar i lartë të sillet kështu dhe e dyta do të kërkojmë që Kuvendi i Kosovës të votojë për shkarkimin e menjëhershëm  të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të diasporës, z Dardan Gashi’, tha Hoti.

Gjatë kësaj konference Hoti është pyetur edhe për qëndrimin e LDK-së lidhur me demarkacionin  me Malin e Zi, Hoti tha se bazuar në veprimet e deritanishme të kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, i cili ka kundërshtuar vazhdimisht versionin e marrëveshjes aktuale të demarkacionit me Malin e Zi, si LDK janë në pritje të ndonjë marrëveshje të re me Malin e Zi.

Hoti: Po presim që kryeministri të sjell marrëveshje të re për Demarkacionin

“Jemi duke analizu në veçanti sjelljen e kryeministrit karshi kësaj marrëveshje sepse ju e dini që ai i ka vënë flakën  Kuvendit të Kosovës, janë djegur institucionet, është përdorë dhunë kundër kësaj marrëveshje dhe normalisht pritjet tona si LDK janë që ai të sjellë një marrëveshje të re me Malin e Zi ku e çon kufirin atje ku ai ka pretendu dhe ku ka kërku që komisioni i Bulliqit t’ia vizatojë në harta”, tha Hoti.

Kujtojmë se në festën ku nikoqir ishte zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, për të festuar lirimin e tij nga akuzat për korrupsion, përveç ministrit të Diasporës Dardan Gashi, me armë kishin gjuajtur për të festuar edhe ish kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku dhe Endrit Shala, këshilltar i Fatmir Limajt, i cili poashtu ishte i ngarkuar me akuzat për korrupsion në MTPT. 

***

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit njëherësh ministrit të Diasporës Dardan Gashi, për gjuajtje me armë në odën e Fatmir Limajt, ku po festohej për lirimin e tij nga akuzat për korrupsion.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti në një konferencë për media ka njoftuar se GP i LDK-së ka dorëzuar  në Kuvend kërkesën për interpelancë të kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me siç tha ai të shtirjes me armë dhe  sjelljen e pahijshme të zyrtarëve të lartë të Qeverisë përkatësisht zëvendëskryeministrit dhe ministrit  të diasporës, Dardan Gashi.

‘Ne  vlerësojmë se ajo sjellje bie ndesh me kodin penal të Republikës së Kosovës. Ne do të kërkojmë që Kuvendi i Kosovës të votojë për shkarkimin e menjëhershëm  të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të diasporës, z Dardan Gashi’ tha Hoti.

Konferenca e grupit parlamentar të LDK-së (Drejtpërdrejt)

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës po mban konferencë për media.

Konferenca po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat