Konjufca ia përmend Haradinajt punësimin e burrit të motrës

Aktuale

Konjufca ia përmend Haradinajt punësimin e burrit të motrës

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 11:44
Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ia ka përmendur kryeministrit Haradinaj, punësimin e burrit të motrës së tij, Liridon Dërvishajt në krye të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke thënë se është në kundërshtim me programin qeverisës, ku thuhet se do të luftohet nepotizmi dhe familjarizimi.

Në seancën ku po shqyrtohet programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, Konjufca tha se në program nuk specifikohet si do të vimë deri te ngritja e buxhetit në 7 për qind.

“Në këtë program shihet vetëm listimi i dëshirave të bukura dhe nevojave të qytetarëve por nuk ka ndodnjë strategji se si do të ndodhë”, tha ai.

Ai i tha kryeministrit se duhet ta ketë një këshilltarë që i tregon se me kë duhet të takohet, duke marrë për shembull që ka pritur një grup që ka bërë vepër penale në komunën e Prishtinës.

Sipas tij, publikun e Kosovës e ka dëshpëruar emërimi i Liridon Dërvishajt në krye të fondit të sigurimeve shëndetësore dhe është në kundërshtim me programin qeverisës ku thuhet se do të luftohet nepotizmi dhe familjarizimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat