Vetëvendosje akuzon gjyqtarin Kalludra: Po bën gjykim fshehtas

Aktuale

Vetëvendosje akuzon gjyqtarin Kalludra: Po bën gjykim fshehtas

Nga: Bota Sot Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:47
Gjykimi i deputetëve të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka reaguar pas ndërprerjes së transmetimit të drejtpërdrejtë të seancës gjyqësore ndaj deputetëve të saj, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

Vetëvendosje ka thënë se ky është tregues i qartë që këtu është qëllim padrejtësia, andaj, sipas saj, u duhet që ta kryejnë këtë gjykim politik fshehtas.

“Në gjyqin politik e padrejtë, sot ndaj deputetëve të Republikës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj e Faton Topalli mediave i është ndaluar transmetimi i drejtpërdrejtë i kësaj seance. Ky është tregues i qartë që këtu është qëllim padrejtësia, andaj u duhet që ta kryejnë këtë gjykim politik fshehtas, thuhet në reagim.

Sipas VV-së, duke qenë se ky gjykim politik po bëhet për përfaqësuesit e popullit, është në interes të qytetarëve ta kuptojnë dhe ta dinë se si po gjykohen sot, përfaqësuesit e tij.

“Duke ditur poashtu, që gjyqtari Kalludra ka një histori të dënimeve arbitrare pa prova e fakte e bën edhe më të rëndësishme publikimin e seancave. Në seancën e kaluar të kësaj çështje interesimi i publikut ishte shumë i lartë, që dëshmon edhe një herë se deputetët nuk janë vetëm dhe se qytetarët janë me ta”, ka thënë Vetëvendosjes./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat