Berisha takon ish-presidenten e Kosovës, Jahjaga - Bota Sot
Berisha takon ish-presidenten e Kosovës, Jahjaga

Aktuale

E enjte, 14 dhjetor 2017

Berisha takon ish-presidenten e Kosovës, Jahjaga

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:19
Sali Berisha dhe Ahtifete Jahjaga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur një takim ditën e sotme me ish-presidentet e Kosovës, Ahtifete Jahjaga.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha, përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’.

Statusi i Berishës:

Takim me ish presidenten e Republikes se Kosoves, zonjen Ahtifete Jahjaga!

Te dashur miq, sot pata kenaqesine te prisja ne nje takim ish presidenten e Republikes se Kosoves, zonjen Ahtifete Jahjaga. Ne kete takim perfitova nga rasti per te shprehur vleresimin dhe konsideraten me te larte per rolin dhe kontributin e zonjes Jahjaga, e cila e ka perfaqesuar me dinjitet te madh Kosoven ne detyren e larte si Presidente. Patem nje diskutim mbi ecurine e procesit te dialogut Kosove-Serbi dhe domosdoshmerine e implementimit te marreveshjeve te arritura. Theksova se si dialogu ashtu dhe marreveshjet synojne konsolidimin e Kosoves si shtet, ndaj eshte jetike per te si dhe per proceset integruese, qe ato te ecin perpara dhe te implementohen. Gjithashtu ndame te njejtin mendim se duhet te ecet perpara me njohje te reja nderkombetare.

Takimi ishte i hapur dhe miqesor! sb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test