Kajtazi i reagon Sherifit: Injoranti merr guxim ta krahasojë veten me Trumpin - Bota Sot
Kajtazi i reagon Sherifit: Injoranti merr guxim ta krahasojë veten me Trumpin

Aktuale

E enjte, 14 dhjetor 2017

Kajtazi i reagon Sherifit: Injoranti merr guxim ta krahasojë veten me Trumpin

Nga: Bota sot Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 15:18
Bilall Sherifi

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi ka reaguar ndaj deputetit Bilall Sherifi lidhur me deklaratën për presidentin amerikan Donald Trump.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka quajtur injorant Sherifi, duke thënë se kjo përkon me dëshirën e bretkocës që të mbath patkonj, pasi i ka parë kuajtë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Trump siç e a njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, mund ta tërheq njohjen për Kosovën.

Postimi i plotë:

Injoranti Bilall Sherifi 
Bilall Sherifi merr guxim ta krahason vetën me presidentin Tramp. Ai në debatin e sotëm në kuvend, në lidhje me demarkacionin bën analogji me premtimet elektorale të Trampit për njohje të Jerusalemit kryeqytet te Izeaelit me premtimet elektorale të disa partive për mos ta votuar demarkacionin. Kjo analogji përkon me dëshirën e bretkocës për t'u mbathur me patkonj pasi i ka parë kuajt. Tramp sikur që me lehtësi ka nohur kryeqytet Jerusalemin duke i prishur shumë ekuilibra gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Lindjen e Mesme e më gjer, ashtu me lehtësi, duke u bazuar në politikën e tij cost-benifit, një mëngjes mund të marr vendim për mos ta njohur Kosovën dhe tërheq ambasadën e vet. Nga kjo, pos tjerave do të pésojnnë keq edhe deputetët injorant, me mendje bretkoce; do të mbetën pa deputetllak!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test