Millaku përsërit akuzat ndaj Veselit për vrasjen e komandant Drinit, jep detaje të reja

Aktuale

Millaku përsërit akuzat ndaj Veselit për vrasjen e komandant Drinit, jep detaje të reja

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:37
Kadri Veseli dhe Ekrem Rexha, komandant Drinit

Deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, ka përsëritur akuzën e saj ndaj kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, për vrasjen e komandant Drinit.

Kjo erdhi pas përplasjes që Veseli e pati me deputetin e VV-së, Dardan Molliqaj, që i kërkoi sqarim për disa fjalime të Veselit. Veseli kishte thënë dje se ‘deputetët duhet të mos i lëshojnë fjalët... sikur pe dini ju’, duke iu referuar akuzës së Millakut. Duke mbajtur fjalim në Kuvend, Veseli tha se ka kërkuar nga Millaku dhe të gjithë deputetët tjerë që për çdo akuzë që kanë të shkojnë në Prokurori duke shtuar se shpreson që akuzat e Millakut kanë qenë vetëm të rastësishme.

I menjëhershëm ishte reagimi i Millakut që deklaroi se akuzat nuk ishin rastësi.

“Unë komandant Drinin e kam familjar dhe jam mirë e njohur me rastin dhe ngjarjen që ka ndodhë. Ki vendim të lëshuar më 2003. Nuk po foli përmendësh. Kjo qëndron në fakte të vërteta. Nuk flas përmendësh”, ka thënë ajo.

Veseli i është përgjigjur duke thënë se nuk ka dëgjuar për këtë vendim nga gjykatat. 

Ai duke komentuar akuzat se bashkë me Hashim Thaçin ka vrarë Ekrem Rehxhën- komandant Dirinin, ka thënë se në Kosovë kanë mundur të ndodhin gjëra që “nuk kanë qenë dinjitoze, por i kanë bërë njerëzit e pa besë dhe kriminel, por po aq pabesë janë ata që mundohen me manipuluar me çështje tjera pa pas përgjegjësi”.

Sipas tij, komandant Drinin e ka njohur shumë mirë dhe "të pabesët mund të flasin çdo gjë".

“Unë kam qenë veç me të disa herë në bjeshkë gjatë vitit 1999, ju që flisni e që nuk dini asgjë, por unë besoj që njerëzit e këqij kanë manipuluar, por ai që është edhe më i keq është ai që manipulon për një votë. Nëse mendoni që mundeni të më turpëroni harrojeni, unë mund të vdes por me nuk turpërohem kurrë”, tha ai.

Millaku ka thënë se Veseli nuk e ka marrë këtë vendim për shkak se në vendim përmendet me pseudonimin Luli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat