Vrasja e Komandant Drinit, “Po qet flakë Kadri Veseli, i ka humb lidhja me kry” - Bota Sot
Vrasja e Komandant Drinit, “Po qet flakë Kadri Veseli, i ka humb lidhja me kry”

Aktuale

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Vrasja e Komandant Drinit, “Po qet flakë Kadri Veseli, i ka humb lidhja me kry”

Nga: B.S Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:55
Kadri Veseli

Publicistja Kimete Berisha, ka komentuar debatin e sotëm të zhvilluar në Kuvend, ku deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku akuzoi Kadri Veselin për vrasjen e Komandant Drinit.

“Me t’akuzu publikisht për vrasje, nga foltorja e Kuvendit, është mallkimi më i madh që mundet me ekzistu. Qysh e merr gjumi, qysh i hahet buka, qysh del në rrugë e shikohet në pasqyre, çka i duhet jeta, pas gjithë këtyre akuzave. Derisa të zbulohet e vërteta, ti po konsiderohesh ‘vrasës’! E, e vërteta mundet mos m’u zbulu ‘kurrë’.”, ka shkruar Berisha.

Ja postimi i plotë:

Po qet flakë Kadri Veseli. 
I ka humb lidhja me kry. 
Ju kanë mbyll sytë, veç çka s’ka fillu me kajt.

Mos i paça borxh. 
Me t’akuzu publikisht për vrasje, nga foltorja e Kuvendit, është mallkimi më i madh që mundet me ekzistu.

Qysh e merr gjumi, qysh i hahet buka, qysh del në rrugë e shikohet në pasqyre, çka i duhet jeta, pas gjithë këtyre akuzave.
Derisa të zbulohet e vërteta, ti po konsiderohesh ‘vrasës’! E, e vërteta mundet mos m’u zbulu ‘kurrë’.

Me qenë në vend të tij, nuk e kisha këshillu Dritën të shkojë në prokurori (veç nëse e kisha ditë se i ‘kam fshirë të gjitha gjurmët), por dogri e kisha paditë për shpifje Dritën, kur e kisha ditë veten të pastër.

Për neve që nuk e kemi shkel as buburrecin seaca e sotme e Kuvendit është barbare, e frikshme, dhe primitive.

Në vend se deputetët me folë për zhvillim
e për tema të mira, flasin për vrasje e për tradhti.

Tmerr.

Drita e ka një vurmak. As qehrja nuk i ish prishë prej djeshit.

Qysh tha Kadri Veseli: ‘Komandant Drini ka qenë nën urdhërat e mia’’. Demek, ‘unë’ kam qenë më ‘dikushi’ se ai.

P.S. Nostradamusi e ka parashikuar se në vitin 2018 do të çohen të vdekurit nga varret. Si duket, edhe kësaj radhe ia ka qëlluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test