Vetëvendosje: Po dëshmohet lidhja e gjyqtarit Kalludra me Kadri Veselin - Bota Sot
Vetëvendosje: Po dëshmohet lidhja e gjyqtarit Kalludra me Kadri Veselin

Aktuale

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Vetëvendosje: Po dëshmohet lidhja e gjyqtarit Kalludra me Kadri Veselin

Nga: A.M. Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 17:53
Gjykimi i deputetëve të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media e ka quajtur gjykimin e deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu politik.

Po ashtu në komunikatë thuhet se “gjyqtari Kalludra ridëshmon se është dorë e zgjatur e Kadri Veselit i cili kërcënon(te) vazhdimisht Lëvizjen Vetëvendosje! edhe nga foltorja e kryekuvendarit”.

"Në gjyqin politik që po i bëhet deputetëve të Kuvendit të Republikës; Albin Kurti, Donika Kadaj, Albulena Haxhiu; gjyqtari Beqir Kalludra vazhoi paraburgimin për Albin Kurtin dhe Donika Kadaj, përderisa nuk ishte në gjendje ta urdhërojë sjelljen me detyrim në gjykatë të Kadri Veselit dhe Armend Zemajt në cilësinë e dëshmitarëve. Tashmë, njëanshmëria e këtij gjyqtari të specializuar kundër Vetëvendosje!-s është edhe më e dukshme. Ai nuk e fsheh anën që mban.

Kalludra mundohet ta fsheh vetëm demaskimin e veprimeve të tij. Sot nuk i lejoi as mediat që ta transmetojnë drejtpërdrejtë këtë përndjekje politike.

Vazhdimi i paraburgimit për deputetët deri më 20 dhjetor është i papranueshëm, skandaloz dhe shpërfytyrim i drejtësisë. Vendimin për vazhdimin e paraburgimit, Kalludra e mori veç pak pasi e kërcënoi deputeten Albulena Haxhiu me shprehjet: “Ta marr fjalën dhe të dënoj”, duke përmendur me nervozitet edhe kallëzimin penal që e ka ngritur Vetëvendosje! ndaj tij.

Në pyetjen e deputetes Albulena Haxhiu se a po e kërcënon, gjyqtari i pushtetit kërcënoi zëshëm : “Po, po të kërcënoj, ankohu po deshe!”.

Kësisoj, edhe me gjuhën e tij kërcënuese, gjyqtari Kalludra ridëshmon se është dorë e zgjatur e Kadri Veselit i cili kërcënon(te) vazhdimisht Lëvizjen Vetëvendosje! edhe nga foltorja e kryekuvendarit.

Derisa drejtësia është në duart e një gjyqtari politik që e mban anën e klanit Pronto, aktivistët dhe deputetët tanë po e vuajnë burgun pa u shpallur fajtorë dhe me procese të montuara politike”, thuhet në komunikatën për media të Lëvizjesë Vetëvendsoje./BS.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test