Berisha për Haradinajn: Goditje e ulët e ‘maces’ ndaj Mimoza Kusarit, po të isha në vend të saj...

Aktuale

Berisha për Haradinajn: Goditje e ulët e ‘maces’ ndaj Mimoza Kusarit, po të isha në vend të saj...

Nga: Bota sot Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 19:34
Ramush Haradinaj dhe Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj nda deputetes Mimoza Kusari Lila, i cili i tha ‘unë nuk kam vallëzuar si ti para Gadafit’.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ajo ka thënë se e ka shpallur atë të pamoralshme, edhe pse e di se e shikojnë edhe fëmijët e familja e saj, përcjell Bota sot.

Berisha ka thënë se po të ishte në vend të saj, do t’i tregonte se gruaja e kujt kërcen më mirë.

Postimi i plotë:

Goditje e ulët e ‘maces’ ndaj Mimoza Kusarit!

I tha ‘unë nuk kam vallëzuar si ti para Gadafit’, anipse Kryeministri e di shumë mirë se e dëgjon edhe burri edhe fëmijët dhe familja e zonjës Kusari, duke e ‘shpallur të pamoralshme’ familjaren e tyre.

Nëse bash-bash hymë thellë, s’del njeri që është pa behane e pa mëkate, e të kisha qëlluar sot në vend të Mimozës, i kisha treguar botërisht se ‘gruaja e kujt kërcen më mirë’!

Degjenerim, o popull.

Nëse kësaj i thonë ‘burrni’, atëherë, ‘kaja’ nanën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat