Hoxhaj i reagon ambasadorit palestinez: Po rreshtoheni krah gjenocidit serb ndaj Kosovës - Bota Sot
Hoxhaj i reagon ambasadorit palestinez: Po rreshtoheni krah gjenocidit serb ndaj Kosovës

Aktuale

E diel, 17 dhjetor 2017

Hoxhaj i reagon ambasadorit palestinez: Po rreshtoheni krah gjenocidit serb ndaj Kosovës

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 20:39
Enver Hoxhaj

Deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd se Palestina kurrë nuk do ta njohë Kosovën, u është përgjigjur zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se rreshtimi i politikës së jashtme të Palestinës me Serbinë, flet që Palestina e pranon politikën e spastrimit etnik dhe veprimeve gjenocidale kundër civilëve në Kosovë.

Hoxhaj theksoi se shtetësia e Kosovës është në pajtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe manifestimin e të drejtës për vetëvendosje.

Reagimi i Hoxhajt erdhi pas deklaratave të ambasadorit palestinez në Beograd, në takimin që pati me presidentin serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test