Kryeprokurori tregon me çka do të merret Gjykata Speciale - Bota Sot
Kryeprokurori tregon me çka do të merret Gjykata Speciale

Aktuale

E premte, 15 dhjetor 2017

Kryeprokurori tregon me çka do të merret Gjykata Speciale

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 21:48
ilustrim

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka folur për dosjet që ka marrë Gjykata Speciale nga Prokuria e Shtetit.Ai ka treguar se në duart e Gjykatës Speciale tashmë janë një grumbull dosjesh. Lumezi ka folur edhe për formimin e kësaj Gjykate.“Nuk mund të japim shumë informata se cilat dosje janë marrë nga Gjykata Speciale në Prokurorinë e Shtetit. As unë nuk kam informacione rreth këtyre rasteve dhe dosjeve”, ka thënë Lumezi në RTK.

Ai ka folur edhe për formimin e Gjykatës Speciale, e cila siç thotë ai, do të merret me hetimin e krimeve të luftës.“Gjykata Speciale do të merret kryesisht me rastet e krimeve të luftës që janë kryer gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Lumezi.“Këto hetime do të bëhen për të dy palët, për kosovarët dhe serbet. Unë mendojë se vendimet e Kuvendit të Kosovës për formimin e saj duhet të mbështetet”, është shprehur ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test