Kadri Veseli lë të hapur mundësinë që të largohet nga pozita e kryetarit të PDK’së - Bota Sot
Kadri Veseli lë të hapur mundësinë që të largohet nga pozita e kryetarit të PDK’së

Aktuale

E enjte, 14 dhjetor 2017

Kadri Veseli lë të hapur mundësinë që të largohet nga pozita e kryetarit të PDK’së

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 22:51
Kadri Veseli

Kadri Veseli sonte në Rubikon ka folur për rezultatet e udhëheqjes së partisë si kryetar, duke thënë se ndihet fajtor për rënien e PDK-së.

‘E pranoj se mungesa e egos sime për karrierë e ka dëmtuar PDK-në’’, është arsyetuar Veseli.

Ai ka treguar se në pranverën e vitit të ardhshëm do të mbahet konventa për kryetarin brenda partisë.

”Partisë i duhet një reformim, por duhet pasur parasysh ruajtjen e elektoratit që kemi’’, ka thënë Veseli.

Tutje ai ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga pozita e kryetarit.

‘’Opsionet janë të hapura, në konvekt ka zgjedhje të kryetarit, jo dorëheqje’’, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test