Haradinaj ankohet për pagën e vogël - Bota Sot
Haradinaj ankohet për pagën e vogël

Aktuale

E premte, 15 dhjetor 2017

Haradinaj ankohet për pagën e vogël

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 00:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ankuar sot për pagën e tij prej 1300 euro.

Në seancën e sotme e cila është duke u mbajtur që nga mëngjesi, Haradinaj ka treguar për pagat e kabinetit të tij.

“Rroga e kryeministrit të Kosovës, është 1300 euro për besë është zor, mbani mend këshilltarët e mi e kanë 540 euro, shefi i zyrës për informim e ka 370 euro”, ka thënë Haradinaj në foltoren e Kuvendit

Po ashtu kryeministri ka arsyetuar edhe blerjen e telefonave duke thënë se sot pa të nuk punohet.

“Telefona kena ble, ama a mundet me punu pa qita dikush sot, ken able telefona por jo ma të shtrejtit”, ka shtuar

Ndër tjerash Haradinaj është shprehur se “po ka zëvendësministra veç mane në mend që nuk ka ma shumë se në qeverinë e kaluar”. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test