LSHB kërkon referendum për ribashkim

Aktuale

LSHB kërkon referendum për ribashkim

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 07:13
Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

?Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar sot organizon një konferencë shtypi, ku do të prezantohen kërkesa e kësaj lëvizje drejtuar Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, që nëpërmjet referendumit demokratik dhe njësimit institucional e shtetëror, me forma paqësore të dy shtetet të ribashkohen në një shtet kombëtar, si pjesë e procesit demokratik të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar.

Po ashtu, në këtë konferencë shtypi do të prezantohet edhe projekt propozimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Republikës së Shqipërisë.    

Konferenca mbahet në sallat e konferencave “Orion”, duk filluar nga ora 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat