Kosova po merr pjesë në samitin Pan-Evropian të Pronësisë Intelektuale

Aktuale

Kosova po merr pjesë në samitin Pan-Evropian të Pronësisë Intelektuale

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 11:40
Foto nga samiti

Në samitin dy ditor që po mbahet në Bruksel për pronësinë intelektuale në kuadër të IP Summit të Pronësisë Intelektuale Pan-Evropiane, Kosova po përfaqësohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht nga drejtori i Zyrës së Drejtës së Autorit, Valon Kashtanjeva.

Në cilësinë e folësit nga Kosova, Kashtanjeva foli për zbatimin e të drejtës së autorit dhe çështjet e përgjegjësisë në epokën digjitale për rregullat e BE-së dhe nevojën për ndryshime, ku ndër të tjera përmendi edhe përvojën e Kosovës në mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe luftimin e piraterisë dhe falsifikimit.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës, Kosova për herë të parë, në mesin e shumë shteteve tjera në kuadër të Samitit Evropian të Pronësisë Intelektuale, ka pasur rastin të tregojë përvojën e saj në avancimet që ka arritur në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat