Zëvendësministri Berisha: Palestinezët janë antishqiptarë

Aktuale

Zëvendësministri Berisha: Palestinezët janë antishqiptarë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 11:54
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Anton Berisha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Anton Berisha, në një postim në Facebook, ka komentuar qëndrimin e Ambasadorit palestinez në Beograd, i cili dje e siguroi Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuciq se Palestina nuk do ta njoh Kosovën.

Diplomati palestinez i ka thënë nikoqirit serbe sy Palestina nuk do ta njohë kurrë Kosovën, ndërsa Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin rreth Jerusalemit.

Ky është postimi i plotë i Berishës.

“Deklarata e ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, se “Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës” – eshte vazhdimesi e politikes palestineze e cila ka qene konsistente kunder shtetit te Kosoves.

Ata, shkuan edhe me large, ne perkrahjen e Serbise, politikes se saj te pastrimit etnik dhe ne mosnjohjen e Kosoves.

Ka dekada, qe kam terhequr verejtjen se animi propalestinez i yni ka qene nje mosnjohje e realitetit te krizes palestinezo-izraelite; nje thjeshtesim dhe anim naiv por jo nje gjykim real historik, politik dhe i vlerave.

Ne, duhet te jemi te kujdesshem ne rreshtime te atyre qe jane konsistent kundershqiptar dhe nuk guxojm ta shohim drejtesine ne prizmin e animit te perthjeshtuar”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat