Musliu: Vetëm me fuqizim të sektorit privat mund të ketë zhvillim ekonomik

Aktuale

Musliu: Vetëm me fuqizim të sektorit privat mund të ketë zhvillim ekonomik

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 15:49
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar nga klasa politike që t’i kthej sytë kah sektori privat, pasi vetëm me fuqizim të sektorit privat mund të ketë zhvillim ekonomik dhe ulje të papunësisë.

Duke debatuar në Kuvendin e Kosovës për programin qeverisës 2017-2021, deputetja Musliu theksoi se pajtohet që numri i zëvendësministrave është shumë i madh, prandaj sipas saj, Qeveria dhe Kuvendi, e as shumë institucione tjera nuk mund të merren si referencë për zvogëlimin e papunësisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit me qasje të tillë.

Musliu: Klasa politike t’i kthej sytë kah sektori privat

“Përfundimisht si klase politike si qeveri si kuvend dhe si shoqëri duhet t’i kthejmë sytë kah sektori privat. Vetëm me fuqizimin e sektorit privat ne mund te kemi zhvillim ekonomik dhe ulje te papunësisë ne vend. Kur flasim për fuqizimin e sektorit privat mendoj se nuk mund të kemi fuqizim të këtij sektori pa respektim të mirëfilltë të ligjit të punës dhe pa mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Si mungesë e këtyre dy çështjeve shumë të rinj e të reja më parë zgjedhin të rrinë në shtëpi pa pune se sa të përballen me skllavërinë e shefave të tyre të cilët i nënçmojnë dhe i shtypin deri në poshtërim. Shumica e punëtorëve në sektorin privat  përballen me orar të stërzgjatur të punës, mos pagesa me rregull, mosdhënie të pushimit gjatë ditëve të festave, mosdhënie të pushimit vjetor, arrogancë të shefave të tyre, kushtet e mjerueshme të punës, pasiguria në punë, nënçmimi, mos vlerësimi i punës qà « bëjnë, largimi nga puna pa asnjë paralajmërim apo pa i dhënë llogari askujt”, tha Musliu.

Deputetja Musliu ka kërkuar që të ketë kontroll me të madh të ligjit të punës i cili sipas saj rregullon mjaftë mirë të drejtat e punëtorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat