Labinot Tahiri: Ndjehem si deputet jetim, s

Aktuale

Labinot Tahiri: Ndjehem si deputet jetim, s

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:36
Labinot Tahiri

Deputeti Labinot Tahiri, po ndihet i vetmuar në Kuvend dhe i lënë anash, pasi nuk ka Grup Parlamentar. Ai, pasi thotë se s’po mund ta marrë fjalën, është skajuar në Kuvend dhe ka incizuar një video, të cilën e ka postuar në Facebook, në mungesë të fjalës në foltore.

Përderisa sot po mbahej vazhdimi i seancës për planin qeverisës, deputeti Tahiri kishte incizuar një video për shkak se, sipas tij, po i jepet fjala shumë pak në Kuvend. Kjo sepse ka mbetur pothuajse i vetëm nga AKR-ja.

Tahiri tregon se sot ka pasur të marrë fjalën për të kërkuar ndihmë për një djalë, që vuan nga leukemia akute e që i duhet trajtim jashtë vendit.

“Live nga Kuvendi. Dëgjojeni videon qe e bëra. Nuk kam mundësi ta marr fjalën sa here që dua, sepse kam mbetur si Jetim Deputet i Behgjet Pacollit në Kuvend. Pra, pa grup parlamentarë, nuk mund ta marr fjalën sa herë që dua. Desha të loboj dhe ne parlament, me qellim ta ndihmojmë Studentin Forent Hoxha nga Drenasi, qe ne si deputet ta ndihmojmë me mjetet tona financiare”, ka shkruar Tahi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat