Mimoza Kusari ka dy fjalë për Haradinajn që ia përmendi Gaddafin

Aktuale

Mimoza Kusari ka dy fjalë për Haradinajn që ia përmendi Gaddafin

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 17:39
Mimoza Kusari

Një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përplasje mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetes Mimoza Kusari Lila.

Teksa po debatonin për tema të tjera, Haradinaj ia përmendi asaj një vizitë të delegacionit të Kosovës te ish-diktatori i Libisë Gaddafi.

I tha se ai nuk vallëzon para tij, por punon për vendin. Por ajo nuk u lëshua në këtë debat.
E në emisionin Fakt Plus Mimoza tha dy fjalë për të.

Kur u pyet nëse pret kërkim falje nga ai, tregoi se çfarë pret prej tij.

“Nuk ka rëndësi kërkim falja. Mjafton ta ketë vetën në kontroll. Ka rëndësi përfaqësimi i Kosovës e jo shfryrja e inateve personale.

Nëse ka këtë qasje kemi problem me përfaqësimin e vendit”, tha ajo 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat