Arben Gecaj, ish zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur sërish për mesazhet e dërguara ndërmjet zyrtarëve të Vetëvendosjes. Në mesazhet ku Aida Dërguti ka fyer ish kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Arben Gecaj thotë se ajo është vetëm viktimë e radhës.
Gecaj në një postim në Facebook ka thënë se Dardan Sejdiu, Shpend Ahmeti, Puhie Demaku e shumë të tjerë kanë filluar moti një plan për rrëzimin e Albin Kurtit nga Vetëvendosja.
Ky është postimi i plotë:
Aida është asgjë më shume se sa një viktimë e radhës. Plani për rrëzimin e Kurtit daton që nga Janari i vitit 2015. Dardan Sejdiu, Shpend Ahmeti , Puhie Demaku e shumë të tjerë, ishin ata që kishin filluar me nje plan të tillë. Gjuha e tyre ndaj Albin Kurtit është shumë me primitive e shumë me brutale se sa kjo e Aida Dergutit.
Dallimi është që tani, ne vitin 2017, Molliqaj ka kaluar përfundimisht ne krahun e tyre, ai deshiron te lirohet nga qellimet dhe planet e Kurtit i cili është pengesë, nënkuptohet per shkak te lakmive e interesave ekonomike. Edhe njeher duhet perfundimisht te kuptohet, po, kishte plan, ai udhehiqej nga Dardan Sejdiu. Të gjitha bisedat ishin bërë pikerisht ne zyret e Komunes se Prishtinës....Deshmitarët jane kendej, Fatosi, Ajnishahi, Fatmiri, Agimi, Artoni, Leoni, Arbani , Burhani, Leonora, Rifati...
Ne ishim me parimor se ju, ne nuk folem kurrë, edhe pse formuam Fraksionin + , ne ishim sharë e linçuar, edhe kur u kthyem ne partine te ciles i takonim që nga fillimi, pra në PDK, as ather nuk folem. Por, pasi ju po flisni, atëher te sqarohemi deri në fund. Kjo shoqëri e meriton ta dijë se kush jeni ju./BS