Nexhat Demaku: 10 të dënuar me mbi 40 vjet burgim dhe askush nuk e di çfarë krimi kemi bërë

Aktuale

Nexhat Demaku: 10 të dënuar me mbi 40 vjet burgim dhe askush nuk e di çfarë krimi kemi bërë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 18:37
Nexhat Demaku

Nexhat Demaku, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryetar i Komunës së Drenasit, i dënuar në rastin Drenica 2, në një intervistë të rrallë të tij në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se është absurde që të dënohen 10 persona me mbi 40 vjet burgim pa u ditur kurrë se cili është krimi që e kemi kryer.

Ai është i bindur se dënimi i tij, vëllait të tij dhe personave të tjerë që ishin pjesë e UÇK-së janë tentime për ta kriminalizuar luftën e pastë të shqiptarëve në Kosovë.

“Familja ime dhe rrethi jonë i gjerë që na njohin e dinë që ky proces është i montuar. Por, këtu nuk është çështja tek familja ime, por janë edhe faktorë të tjerë; ka tendenca për ta kriminalizuar UÇK-në”, ka deklaruar Demaku.

“Unë nuk dëgjoj më, fatkeqësisht, që flet dikush për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë, por opinioni duhet ta dijë që ne jemi dënuar 10 persona më shumë se 40 vjet burgim dhe askush nuk e di çfarë krimi kemi bërë”.

Demaku, përkundër se i dënuar, ende është në liri. Ai ka treguar përse e ka të lejuar të vazhdojë mbrojtjen nga liria.

“Në aspektin juridik është çështje e procedurave teknike. Dënimet që janë deri në pesë vjet kanë të drejtë të shfrytëzojnë shkallë të tjera të ankimit para vuajtjes së dënimit, ndërsa ata që janë mbi pesë vjet automatikisht shkojnë në burg”.

Por, kërkesa jonë që të hidhet poshtë i gjithë ky proces i montuar do të vazhdojë. Këtu janë shkelur të drejtat tona, prandaj besoj se gjykata kushtetuese do ta shqyrtojë këtë çështje”.

Demaku ka përsëritur qëndrimin e kamotshëm se është dënuar “në një proces që është krejtësisht të montuar dhe të padrejtë”.

“Po bëhen shtatë vjet dhe ka qenë një proces shumë maltretues dhe torturues në radhë të parë psiqikisht. Prandaj ne do të luftojmë deri në fund”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat