Reagon Thaçi: Pa Albin Kurtin Vetëvendosje nuk do të ekzistonte

Aktuale

Reagon Thaçi: Pa Albin Kurtin Vetëvendosje nuk do të ekzistonte

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 19:50
Arkiv

Jusuf Thaçi, ish drejtor i Arsimit në qeverisjen e kaluar të Shpend Ahmetit në Prishtinë është pozicionuar krah Albin Kurtit pas plasjes së skandalit ku Aida Dërguti e fyen rëndë Kurtin duke e quajtur “m**”.

Ja çfarë shkruan Thaçi:

Albin Kurti me vizionin, intelektin, moralin, idealizmin, guximin, vullnetin, këmbëngulësinë, parimësinë, sakrificën, humanizmin dhe aktivizmin e tij e ka ngritur Lëvizjen Vetëvendosje nga hiçi deri këtu ku është sot. Pa Albin Kurtin Lëvizja Vetëvendosje as nuk do të ekzistonte e as nuk mund të ekzistojë!

Lehtë e kanë ta luftojnë Albinin ata që janë ngritur lart pikërisht duke u fshehur pas emrit, punës, vlerave dhe meritave të tij, sepse Albini nuk është ruajtur prej tyre, por një minimum etike do ta kërkonte që së paku t’i shpallin “luftë publike” Albinit kur ai është jashtë grilave.

Sidoqoftë, të tillët duhet ta dinë që Albini nuk është thjesht një individ, është frymë pa të cilin nuk mund të frymojë Lëvizja Vetëvendosje. E fryma nuk është e nuk mund të mbahet brenda grilave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat