Ish aktivisiti i Vetëvendosjes: Dardan Molliqaj na kontrollonte bisedat në Facebook

Aktuale

Ish aktivisiti i Vetëvendosjes: Dardan Molliqaj na kontrollonte bisedat në Facebook

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 21:40
Durim Jasharaj

Ish- aktivisti i Vetëvendosjes, Durim Jasharaj, thotë personi që Aida Dërgutin thotë se ka instalu praktikën e degradimit publik e eliminimit politik të njerëzve, është Albin Kurti.

Jasharaj thotë, se Dardani Molliqaj, i cili me, sic thotë ai, metoda Staliniste i kishte kontrolluar Facebook-un dhe i kishte zbuluar disa biseda me aktivistët tjerë të VV-së.

“Shumë aktivistë që dikur kanë dhanë shumë prej vetes e kanë besu në vlerat e idealet e Lëvizjes, përfshi në fund edhe unë, jemi largu pikërisht për shkak të këtyre praktikave të instalume nga miku i Aidës”, shkruan ai në Facebook.

Shkrim i plotë:

Pajtohem me Aida Dërgutin, vetëm se nuk po e kuptoj pse nuk po kallxon emnin e atij që e ka instalu praktikën e degradimit publik e eliminimit politik të njerëzve. Ai është pikërisht personi të cilit ajo po i shkruan “E atë mutin?”, pra Dardani, ish-sekretari organizativ i cili me metoda staliniste ma pati kontrollu facebook-un dhe më pat ftu në takim me më intimidu duke më tregu se e din çka unë kam folë me aktivista për te. Dardani m’thirri n’zyre edhe ma tha bisedën fije për pe qysh e kisha bo me nji aktivist që sapo kish dalë prej Lëvizjes për shkak të praktikave të tilla. Nuk e di qysh, por ai kishte hy edhe në facebook-un tem.

Shumë aktivistë që dikur kanë dhanë shumë prej vetes e kanë besu në vlerat e idealet e Lëvizjes, përfshi në fund edhe unë, jemi largu pikërisht për shkak të këtyre praktikave të instalume nga miku i Aidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat