Haki Abazi ka një porosi për Vetëvendosjen: Urgjentisht veproni kështu!

Aktuale

Haki Abazi ka një porosi për Vetëvendosjen: Urgjentisht veproni kështu!

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 22:15
Haki Abazi

Edhe analisti politik Haki Abazi ka komentuar përqarjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka shkruar se është e nevojshme që brenda VV-së të ketë reforma sepse në këtë mënyrë mund të bëhet edhe zëvendësimi i PDK-së.

Ai ka përmendur edhe Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën si emra që tentojnë të ngriten në fatkeqësinë dhe ndarjen e  fragmentimin e partive. Ai ka thënë në fund se edhe kërkimfalja është njerëzore, por edhe dështim.

Ky është statusi i tij i plotë:

Dhimbja e nje procesi

Dhe nuk dua te them ndonje gje profetike. Por ne debatin ne TV Dukagjin me perfaqesues te VV kam thene gjera qe sot po vertetohet se VV nuk eshte organizate homogjene dhe se kjo gje qe po ndodhe duhet te konsiderohet sa urgjente po aq edhe normale. Ketu tregohen vizionet nese debati permbrenda ka qene i natyrshem dhe intelektual apo nje kopje e PDK dhe dores se forte permbrnda se ciles ‘loje’ perfitojne perqaresit. Nevoja per nje VV te reformuar qe eshte e mjate burimore, parti e mirefillt e majte eshte e domosdoshme sepse zevendesimii PDK eshte i domodsoshem por jo si forme e veprimit dhe permbajtjes por si drejtim i te gjithe atyre qe besojne ne te majten e shendoshe larg kontrollit te ideologjive qe kane deshtuar ne te te kaluaren, pra po flas qe ky eshte testi i VV nese mund te trasformohet ne te majte social-demokratike evropiane. Por perplasjeve egocentrike, individeve dhe emrave qe tentojne te ngriten ne fatkeqesine dhe ndarjen e fragmentimin e partive po ju vie era lojera te stilit te Shpend Ahmetit dhe Ilir Dedes qe shkelin mbi cdo gje e vlere per te krijuar plasaritje per te depertuar vet apo per te krijuar aresyetimin e hapit te radhes dhe ketu nuk perjashteohet manipulimii sofisktikuar i bazuar ne lojrat e ndyta te stilit te Hysamedin Azemit dhe ishkomunjareve qe hiqeshin te majte por ishink kapitalistet e lukseve mbi fukarallakun e njerezve. Kerkim falja eshte njerezore por edhe deshtimi poashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat