Ish-anëtari i VV-së në Pejë, tash koordinator i PDK-së: Ju ende asgje nuk keni parë

Aktuale

Ish-anëtari i VV-së në Pejë, tash koordinator i PDK-së: Ju ende asgje nuk keni parë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 23:36
Arton Muhaxheri

Po vazhdon ende të ketë reagime ndaj SMS-ve të publikuar të deputetëve të VV-së ku u pa një gjuhë denigruese e Aida Dërgutit karshi Albin Kurtit.

Edhe ish-anëtar i VV-së në Pejë, tash koordinator i PDK-së, Arton Muhaxheri ka thënë se ende nuk është parë asgjë, pasi problemet e VV-së janë shumë më të thella.

“Avash avash do te dalin në sipërfaqe sepse ka njerez të shtypur brenda PVV dhe ata janë duke shpërthyer dhe siç thoshte Albini njeriu nuk e duron shtypjen pafundësisht”, shkruan Muhaxheri.

Shkrimi i plotë:

“Ju ende asgje nuk keni parë, problemet ne partinë Vetëvendosje janë shumë më të thella se sa jemi duke i lexuar nëpër media. Avash avash do te dalin në sipërfaqe sepse ka njerez të shtypur brenda PVV dhe ata janë duke shpërthyer dhe siç thoshte Albini njeriu nuk e duron shtypjen pafundësisht.

Sot jemi duke i parë problemet që nuk janë probleme të një dite, as të një viti por janë probleme të akumuluara qysh nga koha kur u bë Visari kryetari i partisë.

Edhe Dardan Molliqaj u shkarkua pikerisht nga  Albin Kurti.

Albini me kohe e kuptoj lojen e treshes Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti.

Kur them se ju ende nuk keni pare asgje e kisha fjalen se problemi nuk eshte veq ne qender por edhe neper dege qe jane implikuar ne lojrat e parise te PVV’se.

Ky skenar eshte moti ne rast se nuk ka ndryshuar une mund te ju them vetem se fundi nuk do te jete i lumtur  [????]  “, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat