Topalli: Zot ruaje Albin Kurtin nga Albinistat

Aktuale

Topalli: Zot ruaje Albin Kurtin nga Albinistat

Nga: A.M. Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 09:47
Faton Topalli

Në mbrojtje Aida Dërgutit ka dalë edhe deputeti Faton Topallit i cili ka thënë se ajo e ka pranuar gabimin e saj dhe se po i përcjellë me shqetësim zhvillimet e brendshme.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook se “Albin Kurti kurrë nuk do të reagonte si ju” dhe “prandaj më duhet të them, zot ruaje Albin Kurtin nga Albinistat si disa prej jush”.

Postim i plotë:

Ka nevojë për demokratizim, por jo për sharje, fyerje dhe linqim publik.

Ka shumë çështje për të cilat duhet të diskutojmë, për demokracinë e brendëshme, për mënyrën e marrjes së vendimeve apo për metodat e kundërshtimit politik, por edhe për shumë tema të tjera.
Po i përcjell me shqetsim zhvillimet e brendëshme. Aida Dërguti kërkoi falje, pranoi se për një moment gaboi. Gabimet janë të natyrës njerëzore. Unë e konsideroj gabim si vet Aida shprehjen e sajë. Por çfar doni t'i bëjmë Aida Dërgutit që bëri një gabim e që një kaqadeshës nga Grupi Parlamentar u kujdes të bëhet gabimi i saj publik. Si thoni, ta linqojmë publikisht Aidën, ta fusim në gropë dhe të ia lëmë kokën jasht dhe ta gjuajm me gurë siç i gjuanin grat rojet e revolucionit në Iran, apo ta djegim mbi një grumbull drush siç digjeshin shtrigat në mesjetë? Kjo nuk është rruga e trajtimit të problemeve! Mes jush që shani 10 fish në shumë se Aida dhe Aidës unë jam me Aidën. Jam edhe për shkak të nendimit që mund të ma bëni edhe mua njësoj po bëra edhe një gabim të vetëm. 
Unë di të kundërshtij, por di edhe të fal. Njerëzit mund edhe të gabojnë por nëse ti ja sheh atij vetëm gabimin dhe jo edhe njëmijë të mira nuk je njeri i mirë. Dashuria që të verbon nuk është dashuri racionale. Jam shumë i bindur që Albin Kurti po të ishte jasht burgut,nuk do të ndodhëte kjo sepse besoj që është më i gjërë, shum më i gjërë se sa po tregojeni ju. Albin Kurti kurr nuk do të reagonte si ju. Prandaj më duhet të them, zot ruaje Albin Kurtin nga Albinistat si disa prej jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat