Schneider: Luksemburgu do ta përkrah Kosovën në zhvillimin ekonomik

Aktuale

Schneider: Luksemburgu do ta përkrah Kosovën në zhvillimin ekonomik

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 10:48
Pamje nga takimi

Në kuadër të vizitës zyrtare në Luksmburg, ministrit Financave, Bedri Hamza është takuar ministrin e Bashkëpunimit Zhvillimor të Qeverisë së Luksemburgut, Romain Schneider, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të Bankës Evropiane për Investime, ku është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ministri Hamza gjatë takimit e njoftoi ministrin Schneider  për progresin që ka bërë Kosova në përgjithësi, si dhe për zhvillimin e projekteve në të cilat ka ndihmuar Qeveria e Luksemburgut e që po zhvillohen në Kosovë.

Ai gjithashtu theksoi se ndihma e Luksemburgut në fushën e politikës, diplomacisë dhe posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomike është e mirëseardhur dhe si rezultat i kësaj qytetarët e Republikës së Kosovës po përfitojnë nga të mirat që ofrojnë projektet e financuara nga Qeveria e Luksmburgut.

Ndërsa, ministri i Bashkëpunimit  Zhvillimor të Luksemburgut, Romain Schneider është shprehur i lumtur për ndihmën që ka ofruar Qeveria e Luksemburgut, si dhe veçoi se shuma e ndihmës së ofruar nga Qeveria e Luksmburg për Kosovën është më madhja në rajonin e Ballkanit, dhe se kjo ndihmë do të vazhdojmë, sidomos në mbështetjen e fushave të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas një komunikate të MF-së, ministri Bedri Hamza gjithashtu sot u takua edhe me zyrtarë të Bankës Evropiane për Investime, ku gjatë takimit i njoftoi ata për stabilitetin financer në Kosovë, për përgatitjet buxhetore të bëra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, progresin e arritur në projektet e financuara nga Banka Evropiane Investive, si dhe për mundësitë e reja për të investuar në projektet më prioritet për shtetin e Kosovës.

Ndërsa, drejtori Miguel Morgado u shpreh i kënaqur për dinamikën e zhvillimit të projekteve në Kosovë. Kurse sa i përket projekteve të reja, drejtori Morgado tha se Banka Evropiane për Investime është në dispozicion e Kosovës për projektet e reja të cilat identifikohen si prioritet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat