Avni Zogiani: Vetëvendosje larg partive tjera, diskutohet për ide dhe bëhet debat politik

Aktuale

Avni Zogiani: Vetëvendosje larg partive tjera, diskutohet për ide dhe bëhet debat politik

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 12:29
Avni Zogiani

Avni Zogiani nga Vetëvendosje përmes rrjetit të tij social ka reaguar për rastin ku deputetja Aida Dërguti e ka quajtur mut themeluesin e VV-së, Albin Kurtin.

Zogiani nuk ka mohuar se në Vetëvendosje ka probleme.

Sipas tij  VV ka probleme por shumë larg krahasuar me partitë e tjera liderët e të cilave janë të përfshirë në korrupsion.

“VV është se si ajo te behet me efektive… sigurisht ne kete mes ka edhe individe qe punojne per interesa te ngushta, por Vetevendosje eshte subjekt i idese e jo individeve. Kush e perfaqeson me se miri kete ide, e percakton anetaresia e gjere….”, ka shkruar Zogiani.

Postimi i plotë i Zogianit:

Po, ka probleme Vetevendosje!, por eshte larg, shume larg nga pika ku jane partite tjera te cilave u kerkohet ne vazhdimesi te heqin dore nga lideret e perfshier ne korrupsion. Thelbesisht diskutimi ne Vetevendosje, edhe pse ndonjehere mundet me u shperfaqe ne menyre vullgare, eshte politik. Eshte rreth asaj se cila qasje sjelle nje rezultat me te mire per realizimin e qellimeve politike, e jo domosdoshmerisht rreth asaj se kush duhet ta kontrolloje me tutje korrupsionin, ashtu siç ndodhe me partite tjera ne politiken shqiptare pergjithesisht. Pra, me gjith vulgaritetin qe mund te shfaqet, krejt ky diskutim brenda VV eshte se si ajo te behet me efektive… sigurisht ne kete mes ka edhe individe qe punojne per interesa te ngushta, por Vetevendosje eshte subjekt i idese e jo individeve. Kush e perfaqeson me se miri kete ide, e percakton anetaresia e gjere….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat