Qytetarët bëjnë homazhe për aktorin Blerim Peci

Aktuale

Qytetarët bëjnë homazhe për aktorin Blerim Peci

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 14:20
Blerim Peci

(E plotësuar)- Familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur në Shtëpinë e kulturës në Mitrovicë për t’i dhënë lamtumirën e fundit aktorit Blerim Peci, i cili sot ndërroi jetë nga sëmundja në mëlçi.

Aktori, i cili i dha shumë skenës artistike në Kosovë,  ka lënë prapa tij gruan Afërditën, me të cilin edhe kanë realizuar emisionin “Vikendi” dhe dy fëmijët e tij.

Ndryshe, varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Mitrovicës.

Nisin homazhet në nderim të Blerim Pecit

Në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, kanë filluar homazhet në nderim të aktorit të njohur Blerim Peci.

Homazhet do të zgjasin deri në orën 15:00. Ndërsa, ai do të varroset në 16:00, në Mitrovicë.

Aktori i njohur Blerim Peci, ka vdekur sot në orët e hershmet mëngjesit.

Peci njiheh si njëri prej humoristëve më të pëlqyer në vend. Ai karrierën e pati nisur në emisionin “Show Meselation”. Ndërsa në vitet e fundit aktori ka qenë pjesë e emisionit humoristik “Vikendi” i cili është transmetuar në televizionin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat