Durmishi: Udha e mbarë të gjithë atyre që s’i besojnë Albinit

Aktuale

Durmishi: Udha e mbarë të gjithë atyre që s’i besojnë Albinit

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 17:58
Hysen Durmishi

Hysen Durmishi është anëtari i radhës i Vetëvendosjes që ka shprehur publikisht mendimin e tij rreth përçarjes që u publikua dje e që duket se është mes Albin Kurtit dhe një grupi tjetër të anëtarëve që duket se janë në anën e Dardan Molliqajt.

Skandali u zbulua kur dikush nga deputetët e VV-së zbuloi për mediat një pjesë të bisedës brenda një grupi në Viber, duke nënvizuar mesazhin ku Aida Dërguti ofendonte Kurtin.

Durmishi, përmes Facebookut, ka thënë që VV’ja është e ndërtuar mbi disa parime dhe të gjithë njerëzit që mendojnë njëjtë mund t’i bashkohen, ashtu siç nuk janë të mirëpritur personat që nuk ndajnë këto ide dhe parime.Më poshtë publikimi i plotë.Në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, gjatë këtyre viteve kemi pritur shumë e disa edhe i kemi përcjellur.

Mirë se të vijnë të gjithë ata që pajtohen me programin tonë politik, alternativen tonë qeverisëse. Mirë se të vijnë të gjithë ata që besojnë në parimet e konceptin tonë politik. Mirë se të vijnë të gjithë ata që besojnë në frymën e idenë e vetëvendosjes, të ndërtuar me djersë e me gjak, me mund e me sakrificë, nga Albini me shoqe e me shokë.

Natyrisht rruga e mbarë të gjithë të tjerëve që nuk besojnë në ato që u thanë më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat