Koci: Vetëvendosje identifikohet me Albinin, shprehja e Aidës nuk ishte në rregull

Aktuale

Koci: Vetëvendosje identifikohet me Albinin, shprehja e Aidës nuk ishte në rregull

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 19:54
Arianit Koci

Avokati i njohur, Arianit Koci ka thënë sot disa fjalë lidhur me zhvillimet e fundit që u publikuan brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Pjesa e cila mori vëmendjen e të gjithëve është fyerja që Aida Dërguti i ka bërë bashkëpartiakut të saj, Albin Kurti në një bisedë në Viber, ku janë të gjithë anëtarët e partisë.

Koci në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Vetëvendosje identifikohet me Albin Kurtin, por sipas tij, edhe Aida nuk ka faj për shprehjen e përdorur.

Ai ka shkruar se sulmet ndaj Aides më së shumti e dëmtojnë Albinin.

Ja postimi i plotë i Kocit:

Një shkollë për armatën që linçojnë

Nuk e përkrahi VV:

As frymën, as idenë e as veprimet.

Fakti që nuk i përkrahi, nuk do të thotë që nuk duhet të ekzistojë një parti e tillë. Përkundrazi! VV si parti i duhet skenës tonë politike.

Sidoqoftë, VV e identifikoi me Albinin – dostin tim e të vëllaut tim – Arbërit! E njoh një kohë të gjatë dhe thjesht, i besoj si intelektual e si patriot.

Nuk i besoj metodave të tija. Madje, jam kundër!

Nëse dikush, më pëlqen në VV, pas Albinit – është Aida dhe Glauku. Natyrisht, Puhien e kam pasë favorit, dhe i mungon shumë skenës tonë politike.

Po kthehem te aktualiteti: Si është shprehur Aida – nuk është në rregull. Por, gjithë ne kemi momente të dobëta. Gjithë ne jemi shprehur ndonjëherë në mënyrë të papërshtatshme – sidomos për shefat. Por, mos harroni se fyerja që Aida i ka bërë Albinit s’është bash asgjë në raport me atë që kemi dëgjuar e dëgjojmë për çdo ditë. Fjala e përdorur nga Aida është shumë më e lehtë se epiteti kriminel, haraçmbledhës, zagar e vrasës.

Shumëherë, i kemi ra pishman pse kemi përdorë shprehje të tilla. Por, mos të moralizojmë. Nuk është fundi i botës.

Sulmet ndaj Aidës, nga armata e indoktrinuar në ideologji, besoj që më së shumti e dëmtojnë Albinin:

Nuk është profet dhe nuk është njeri i mbërrimë. Prandaj, kërkimfalja besoj që mjafton – për neve, publikun. Neve që nuk jemi me VV. E sa për vet VV – le t’i zgjedhin problemet e veta partiake – pa na ngarkuar neve të tjerëve.

I mbetet Albin Kurtit me shokë të nisë edukimin e përkrahësve të tij dhe të Vetëvendosjes. Të mos funksionojnë sikur robotë e kafshë. Të pranojnë edhe mendimin ndryshe edhe nëse është kundër Zotit të tyre, Babës së tyre, Liderit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat