Ofendimi i Aidës i papranueshëm, s'ka parti pa Albinin

Aktuale

Ofendimi i Aidës i papranueshëm, s'ka parti pa Albinin

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 00:02
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu gjatë ditës së sotme është pozicionuar pro Albin Kurtit e kundër Aida Dërgutit. Një veprim të ngeshëm e ka bërë edhe deputetja Fitore Pacolli. Ajo në një status në Facebook ka thënë se ofendimi që Aida i ka bërë Albinit është i papranueshëm dhe nuk mund të arsyetohet.

Kurse, Në një reagim në Fb,  deputetja Haxhiu ka shkruar se zgjedhjet brenda partisë duhet të mbahen shpejt derisa është pozicionuar pro Albin Kurtit. Ka thënë se mund të kandidojë kushdo që ka ambicie për të udhëhequr me Partinë.

Ky është reagimi i plotë i saj në Facebook:

Të dashur aktivistë, mbështetës, simpatizues dhe ju kritikë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja dallon shumë nga partitë tjera në Kosovë qoftë nga mënyra e organizimit dhe funksionimit apo nga puna e palodhshme dhe sakrifica që është bërë nga të gjithë aktivistët pa dallim.

Ne kemi kultivuar demokraci të brendshme e cila nuk është aplikuar në asnjë parti tjetër. Dhe për këtë duhet të jemi krenar e të vendosur të punojmë që demokracia në Lëvizjen tonë të përmirësohet tutje sepse vetëm kështu vazhdojmë të zhvillohemi si Lëvizje për të cilën ka shumë nevojë vendi ynë.

Ne jemi Lëvizje që lëvizim, zhvillohemi dhe asnjëherë nuk nënshtrohemi. Vetëm kështu arritëm ku jemi sot pra subjekti më i madh dhe më demokratik në vend. Por kjo rritje ka ardhur me përgjegjësi të cilën duhet ta dëshmojmë me punë dhe maturi.

Ofendimi që Aida i ka bërë Albinit është i papranueshëm dhe nuk mund të arsyetohet.

Së pari, ne si deputetë të Lëvizjes dhe përfaqësues të popullit natyrisht se mund të kemi mendime dhe qëndrime të ndryshme. E për më tepër ne jemi persona politikë të përgatitur për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen Lëvizjes dhe të vendit tonë. Por, qëndrimet tona duhet të thuhen hapur dhe jo të fyejmë prapa shpinës. Ne si aktivistë të Lëvizjes nuk duhet të praktikojmë këtë mënyrë të shprehjes së mospajtimeve që kemi.

Së dyti, diskutimet dhe qëndrimet tona duhet të jenë parimore pa ofendime dhe lincime sepse vetëm kështu mund të realizojmë idealet e Lëvizjes. Ne duhet të vazhdojmë të ballafaqojmë hapur idetë dhe qëndrimet tona. Gjuha denigruese duhet të kritikohet pavarësisht a përdoret nga burrat apo gratë.

Dhe për fund ne aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, e kemi për obligim ta mbrojmë Lëvizjen dhe të punojmë që ta zhvillojmë tutje. Por këtë nuk mund ta bëjmë pa Albinin i cili me visionin, parimësinë, këmbëngulësin e intelektin a tij e pa dyshim me ndihmën e secilit aktivist ka sjellë Lëvizjen këtu ku është sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat