Couci: KFOR-i është ushtria e vetme në Kosovë

Aktuale

Couci: KFOR-i është ushtria e vetme në Kosovë

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 09:57
Salvatore Couci

Komandanti i KFOR-it, gjenerali  Salvatore Couci, tha se këto forca ushtarake mbeten ushtria e vetme në Kosovë, që siguron paqen.

“Forcat e sigurisë e Kosovës nuk janë forcat e armatosura, ata reagojnë në rast të fatkeqësive natyrore. Ata janë të trajnuara mirë për këtë, por në qoftë se institucionet e Kosovës duan t’i  transformojnë në ushtri, ky është një proces i cili edhe sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duhet të kryhet në përputhje me Kushtetutën”, tha Couci, për gazetën serbe.

“Në qoftë se Kosova vendos të ndërmerr hapa të mëtejshëm në procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura, atëherë duhet të rishqyrtohet qëndrimi i NATO-së ndaj KFOR-it “, tha komandanti i KFOR-it, duke shtuar se tani në Kosovë nuk ka asnjë mision tjetër për të garantuar sigurinë.

“Megjithatë, vendimet e ardhshme për angazhimin tonë do të nxirren nga organi politik i NATO-s, si dhe 28 vendet që përbëjnë misionin e KFOR-it”, tha Couci.

Ai shtoi se KFOR-i është një mision i suksesshëm, puna e të cilit nuk lidhet me afatet kohore, por me rezultate.

“Mandati i KFOR-it është i bazuar në Rezolutën 1244 dhe misioni vazhdon të mbështesë një Kosovë paqësore, stabile dhe shumetnike”,  tha Cuoci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat