Lekaj thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Aktuale

Lekaj thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 10:37
Bora në Kosovë

Situata pas reshjeve të mbrëmshme të borës, e në disa vende edhe të shiut, në rrugët nacionale dhe rajonale në Republikën e Kosovës janë të kalueshme pa ndonjë vështirësi.

Kështu ka njoftuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka shkruar se shtresat qarkulluese janë të pastruara nga bora, ndërsa brezi rrugor është më borë.

Ai ka shkruar se kryesorja nga të gjitha është siguria e qytetarëve në rrugë, andaj ka rekomanduar kujdes të shtuar dhe përshtatje me shpejtësinë dhe respektoni shenjat e komunikacionit.

“Reshjet e bores kanë filluar diku rreth orës 20:40 të natës së mbrëmshme dhe kanë vazhduar deri rreth orës 4:30 të ditës së sotme. Temperatura minimale në kohën kur janë ndalë të reshurat ishin -3 grad celsius, ndërsa rreth orës 7:30 arriti në -4 gradë celsius, në disa akse mund të ketë ngrica. Kompanitë e mirëmbajtjes të gjitha janë në krye të detyrës, për çdo lëshim që mund të hasin qytetarët gjatë vozitjes se tyre, jemi në dispozicion për të reaguar”, ka shkruar Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat