Duda Balje flet për vjedhjen e çantës me 250 euro

Aktuale

Duda Balje flet për vjedhjen e çantës me 250 euro

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 11:24
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tha se policia ende nuk e ka njoftuar nëse janë gjetur personat që gjatë ditës së djeshme ia vodhën çantën me dokumentet personale dhe me afro 250 euro para.

“Jo ende nuk kam marrë ndonjë informatë nga policia”, tha Balje të dielën.

Gjatë ditës së djeshme së pari hajnat ia thyen xhamin e veturës dhe nga aty vodhën çantën e deputetës. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në një parking të lagjes “Arbana” të Prizrenit.

Policia e Kosovës po merret me rastin, ndërsa rasti nuk është përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat